5 mijë lekë shpërblim pensionistëve, ja si do bëhet shpërndarja nga posta
Pavarësisht një viti të vështirë, i mbushur plot me të papritura për ekonominë dhe buxhetin, qeveria ka vendosur të japë shpërblim për të gjithë pensionistët.
Lajmin e dha kryeministri gjatë një konference për shtyp, sipas të cilit janë 34 milione dollar që do shpërndahen.
Në total numërohen 657 mijë pensionistë në gjithë vendin, të cilët do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim.
“Akti normativ do të jetë gati ditën e nesërme. Të gjithë do të marrin në mënyrë të barabartë shpërblimin. Ne do vendosim 34 mln dollarë për pensionistët për vitin e ri. Këto para do të ndahen një orë e me parë”, tha Rama.
Pas daljes së aktit normativ, institucioni i sigurimeve shoqërore do të bëjë gati listat e pensionistëve dhe së bashku me postën shqiptare do të mundësojë ndarjen e tyre.
Paratë do të ndahen brenda vitit dhjetorit 2020, por edhe në rast se nuk do të arrijnë t’i marrin brenda këtij viti, pensionistët do t’i kenë ato në janar.
Sorry, the comment form is closed at this time.