Vetitë e dobishme të frutave të pyllit

Frutat e pyllit, janë të preferuara për shumë njerëz sepse përveç shijes së mirë, pjesa më e madhe e tyre rritet në gjëndje të egër.

Manaferra, luleshtrydhja, boronica dhe mjedra janë të mbushura me minerale, fibra dhe vitamina, dhe janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë qelizat e njerëzve nga dëmet që shkaktojnë radikalet e lira.

Luleshtrydhja është një frut mjaft i shijshëm të cilin mund ta gjesh gjatë gjithë vitit dhe ështe e pasur me vitaminë C.

Mjedra edhe pse është frut jetë shkurtër dhe delikat, përmbanë kalcium, magnez dhe vitaminë C.

Boronica është në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye së boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit dhe është e pasur me shumë vlera ushqimore.

Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë krahasim me të. Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë vitaminë C dhe kalcium.

Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë një ndikim të fortë në tensionin e lartë të gjakut. Ato zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij duke ulur në të njëjtën kohë tensionin.

Frutat e pyllit përmbajnë fruktozë, një sheqer natyral që mbetabolizohet pa nevojën e insulinës. Frutat e pyllit janë ideale për rënien në peshë, sepse ato përmbajnë pak kalori dhe aspak yndyrna.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.