Së shpejti një test i ri që dallon Covidin nga gripi i thjeshtë!

Një test që dallon Covidin nga gripi i thjeshtë është duke u përgatitur për t’u hedhur ne treg. Kjo gjë u mbështet edhe nga CEO i Roche, një nga kompanitë më të mëdha bioteknike në botë, Severin Schwan.

“Ne besojmë se do të ketë një nevojë në rritje për të bërë dallimin midis gripit dhe Covid.

Prandaj do të jetë gjithnjë e më e rëndësishme të jemi në gjendje të bëjmë dallimin midis dy patologjive, sepse trajtimi është dukshëm i ndryshëm.

Në fakt, ne kemi zhvilluar teste të kombinuara (Sars-Cov 2) dhe antigjen i shpejtë i influencës A/B) të afta për të dalluar dy patologjitë. Testi është tashmë i disponueshëm. Se si do të vazhdojë pandemia është e vështirë të parashikohet, por ne besojmë se është e drejtë të qëndrojmë vigjilentë dhe të ndërtojmë përvojën që kemi fituar ndër vite. Testimi është një mjet kyç dhe nëse do të ketë shenja të valëve të reja, ne në fakt duhet të jemi shumë të shpejtë në ofrimin e testeve diagnostikuese” shtoi Schwan.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.