Pas vaksinës, zbulohet dhe ilaçi për COVID-19? Ja çfarë thotë kompania gjermane
Kompania biofarmaceutike nga Gjermania, “Formycon”, ka njoftuar se ka zhvilluar një ilaç kundër COVID-19 që plotësisht mund të ndalojë infektimin e qelizave, shkruan “Al Jazeera”.
Pritet që ky ilaç të marrë lejen për përdorim urgjent për afro një vit. Kompania “Formycon”, disa ditë më parë ka bërë të ditur se ka zhvilluar ilaçin kundër coronavirusit – FIB207 – që plotësisht parandalon infektimin e qelizave.
Proteina e shkrirë e “Formycon” për antitrupa aktivizohet në receptorin ACE2, që ndodhet në sipërfaqen e qelizës dhe që është pika kryesore e hyrjes në qelizat njerëzore për SARS-CoV-2 dhe coronavirusët tjerë.
Drejtori i kompanisë, Carsten Brockmeyer, ka theksuar se ilaçi paraqet një shans për pacientët shumë të sëmurë, për të cilët deri më tani nuk ka ekzistuar ndonjë terapi që ishte mjaftueshëm efikase.
Nga ana tjetër, analisti Damien Choplai nga kompania “Kepler Cheuvreux”, pretendon që, përveç mbrojtjes nga coronavirusi që ofron FIB207, ajo reagon edhe ndaj mutacionit që aktualisht nuk e bëjnë as vaksinat.
Përparësia e këtij ilaçi të zhvilluar nga “Formycon” është se bllokon hyrjen që virusi e shfrytëzon për të infektuar qelizat. Në këtë mënyrë mbron edhe nga mutacioni, që sigurisht, në të ardhmen, mbron edhe nga epidemitë tjera të coronaviruseve.
Ilaçet e antitrupave, si Remdesivir, kanë treguar se kryesisht janë jo efikasë, ndërsa koktejet e antitrupave u sugjerohen pacientëve vetëm në fazën e hershme të sëmundjes.
“Formycon” ka zhvilluar bisedimet me Agjencinë Evropiane për Barna dhe atë të SHBA-së për Ushqim dhe Barna, nga të cilët shpreson që të marrë miratimin për përdorim emergjent deri në fillim të vitit 2022.
Sorry, the comment form is closed at this time.