Omicron lë pasoja edhe në shqisat e dëgjimit

Një pjesë e konsiderueshme e atyre që kanë kaluar koronavirusin shfaqin edhe probleme shëndetësore në shqisat e dëgjimit. Sipas specialistes Klodiana Zaharia kjo situatë është vënë re veçanërisht tek ata që kanë kaluar variantin Omicron.

“Ballafaqohet me humbje të shqisës së nuhatjes dhe humbje të dëgjimit. Pamë që Omicron prekte fytin, sinuset dhe dëgjimit. Kjo ishte ankesa kryesore e pacientëve”.

Por sa shpesh ndeshen nga mjekët këto problematika tek pacientët?

“Në 50 vizita në ditë, 80% e pacientëve ankohen për ulje të dëgjimit, zhurma në vesh, cilësinë e të dëgjuarit”.

Specialistja thekson se disa nga faktorët e tjerë që ndikojnë në dobësimin e dëgjimit janë mosha, por edhe ambientet e punës ku ka zhurma.

“Kemi më të shpeshtë sëmundjen e plagës së veshit, pra puna në një ambient të ngarkuar me zhurma si fasoneritë, call center, aviacion apo makineri të rënda”.

Mjekët rekomandojnë se qytetarët që vërejnë një dobësim të dëgjimit apo që kanë raste familjarësh me problematika të tilla, duhet të konsultohen me specialistin.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.