Nuk e ndjeni aromën e kafes? Duhet të bëni testin e COVID-19
Studime të shumta janë bërë në lidhje me simptomat e koronavirusit. Një ndër ta është edhe humbja e nuhatjes dhe shijes.
Sipas ekspertëve, këto janë ndër simptomat më kryesore që mund të zbulojnë nëse jeni i infektuar me COVID-19.
Studiuesit kanë zbuluar se, kafeja është një produkt që mund t’ju ndihmojë në kuptimin e simptomave.
Nëse jeni një person që e konsumoni kafen çdo mëngjes, në rast se nuk do ta ndieni aromën e saj, ekspertët sugjerojnë që të bëni tamponin për COVID-19.
“Ndonjëherë humbja e nuhatjes tek këta pacientë është simptoma e vetme, kështu që humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jetë testi më i thjeshtë që do të zbulojë gjendjen te njerëzit. Dhe kështu, ata do të dinë që nuk bën të lëvizin jashtë dhe të përhapin infeksionin”, thotë James Schwob, profesor i biologjisë nukleare në Universitetin Tufts.
Sorry, the comment form is closed at this time.