Ja ushqimet që duhen konsumuar kur je me Covid-19

Ushqimi dhe hidratimi i duhur janë shumë te rëndësishme gjatë përditshmërisë, por janë akoma dhe më të rendësishme ne qoftë se jeni sëmure. Njerëzit që mbajnë një dietë të ekuilibruar mirë, priren të jenë më të shëndetshëm, me sistem më të fortë imunitar dhe rrezik më të ulët ndaj sëmundjeve kronike dhe atyre infektive. Kështu që duhet të hani një shumëllojshmëri ushqimesh të freskëta çdo ditë për të marrë vitaminat, mineralet, fibrat dietike, proteinat dhe antioksidantët për të cilët trupi juaj ka nevojë. Pini mjaft ujë. Shmangni sheqerin, yndyrën dhe kripën për të ulur ndjeshëm rrezikun e mbipeshës, sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe llojeve të caktuara të kancerit.
Duke qënë që jemi në periudhë pandemie, poshtë do të gjeni një listë të ushqimeve që duhet të konsumoni, në rast se jeni pozitiv me Covid-19.

-Hani ushqime të freskëta dhe të papërpunuara çdo ditë. Hani fruta, perime, bishtajore (p.sh. thjerrëzat, fasulet), arrat dhe drithërat (p.sh. misri i papërpunuar, meli, tërshëra, gruri, orizi kafe ose zhardhokë si psh patatet dhe ushqime që vijnë nga kafshët (p.sh. mishi, peshku, vezët dhe qumështi).

-Mishi i kuq mund të hahet 1−2 herë në javë, ndërsa shpendët 2-3 herë në javë.

-Për meze, zgjidhni perime të papërpunuara dhe fruta të freskëta sesa ushqime që kanë shumë sheqer, yndyrë ose kripë.

-Mos gatuaj shumë perime dhe fruta pasi kjo mund të çojë në humbjen e vitaminave të rëndësishme.

-Kur përdorni perime të konservuara dhe fruta të thata, zgjidhni varietete pa shtuar kripë ose sheqer.

-Pini mjaftueshëm ujë çdo ditë.
Uji është thelbësor për jetën. Ai transporton lëndë ushqyese dhe përbërës në gjak, rregullon temperaturën e trupit tuaj, heq qafe mbeturinat dhe lubrifikon enët e gjakut. Pini 8-10 gota ujë çdo ditë.

-Duhet të konsumoni edhe lëngje të tjera që përmbajnë ujë dhe vitaminën C, për shembull lëng limoni dhe portokalli (i holluar me ujë dhe pa sheqer), çaj dhe kafe. Por kini kujdes që të mos konsumoni shumë kafeinë, dhe shmangni lëngjet e ëmbla të frutave, shurupet, koncentratet e lëngjeve të frutave, dhe pijet me gaz si psh kanaçet, pasi të gjitha përmbajnë sheqer.

-Konsumoni yndyrna të pangopura që gjenden tek peshku, avokado, arrat, vaji i ullirit, soja, luledielli dhe vajrat e misrit) sesa yndyrna të ngopura që gjenden në mish, gjalp, vaji kokosi, djath, gjizë ).

-Zgjidhni mishin e bardhë (p.sh. shpendët dhe peshqit), të cilët kanë me pak yndyrë sesa mishi i kuq.

-Shmangni mishrat e përpunuar si sallami ose proshuta, sepse ato kanë shumë yndyrë dhe kripë.

-Kur është e mundur, zgjidhni qumësht dhe produkte të qumështit me pak yndyrë ose pa yndyrë.

-Shmangni yndyrnat e prodhuara në mënyrë industriale. Këto shpesh gjenden në ushqime të përpunuara, ushqime të shpejta, si psh : pica të ngrira, byrekë, biskota, margarina.
-Hani më pak kripë dhe sheqer. Kur gatuani dhe përgatitni ushqim, kufizoni sasinë e kripës dhe aromave me natrium të lartë (p.sh. salcën e sojës ).

-Kufizoni konsumin tuaj ditor të kripës në më pak se 5 g (afërsisht 1 lugë çaji) dhe përdorni kripë të jodizuar.

-Kufizoni marrjen e pijeve alkoolike ose pijeve të tjera që kanë shumë sheqer (p.sh. koncentrate me lëng frutash ose pije me gaz).

-Zgjidhni fruta të freskëta në vend të biskotave, ëmbëlsirave dhe çokollatave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.