EKSPERTËT/ Kujdes! Gjakderdhja nga dhëmbët, sinjal rreziku

Nëse vëreni gjak kur pështyni pasi keni larë dhëmbët, atëhere kjo është një shenjë paralajmëruese që diçka nuk shkon në organizmin tuaj.

Nuk ka rëndësi mënyra se si vihet re gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, por sipas ekspertëve të Shëndetësisë, kjo është një shenjë paralajmëruese , duke treguar inflamacion të gingivave ose një inflamacion të periodontit. Në rastin më të keq , pasoja është humbja e dhëmbit

Nga mishrat e shëndetshëm nuk rrjedh gjak. Ato kanë një ngjyrë të zbehtë rozë dhe me profil të valëzuar. Mishrat e sëmurë dhe të inflamuar kanë ngjyrë të kuqe të errët, janë të butë e të ndjeshëm. Prej tyre rrjedh gjak lehtë dhe ka erë të pakëndshme.

Sipas ekspertëve të Shëndetësisë, shkaku kryesor i këtij inflamacioni që shoqëron gjakderdhjen e mishrave, është higjiena orale e varfër. Pllaka bakteriale formohet mbi dhëmbët që janë pastruar dobët ose të papastruar. Hendeku mes dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve është veçanërisht në rrezik .

Ekspertët thonë po ashtu se, krahas higjienës jo të duhur orale, faktorët e rrezikut për zhvillimin e gjakderdhjes së gingivave dhe sëmundjes periodontale janë pirja e duhanit, diabeti mellitus, ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë apo frymëmarrja e zgjatur përmes gojës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.