Fizioterapistët, kërkesë ministrisë: Aktivitet fizik për fëmijët në kushtet e shtëpisë
Një grup fizioterapistësh, përmes një kërkesë drejtur Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, shprehin shqetësimin për mungesën e lëndës së edukimit fizik në shkollë dhe të aktiviteteve të lira për fëmijët në kushtet e pandemisë së COVID-19.
“Deformimet e shtyllës kurrizore të fëmijët po përshpejtohen ne mënyrën me problematike, si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik”, thotë dr. Fatjon Hajdari.
Përmes kësaj kërkese, ata rekomandojnë krijimin e një udhëzuesi dhe një plan me ushtrime gjimnastikore dhe posturale për fëmijët në kushtet e shtëpisë, fushatë të gjerë për të informuar prindërit dhe fëmijët për këtë plan, dhe sigurimin e një hapësire televizive në RTSH-Shkolla për demonstrimin e këtyre ushtrimeve.

Sorry, the comment form is closed at this time.