Dieta e Covid-19, çfarë të hani nëse sëmureni nga virusi

Tashmë pandemia e Covid është kthyer në një shoqëruese të jetës dhe pavarësisht masave mbrojtëse të ndërmarra, infektimi mund të jetë i pashmangshëm.

Një nga simptomat, siç dihet tashmë është humbja e shijes dhe ndoshta kjo nuk jua ndjell aspak oreksin, por s’do të thotë që është arsye për të mos ngrënë, përkundrazi.

Ushqimi është i nevojshëm për të fuqizuar organizmin, por ka disa prej tyre që nuk duhet të mungojnë nëse sëmureni me COVID-19. Më poshtë do të gjeni disa këshilla për të kaluar më lehtë periudhën e sëmundjes.

Së pari, forconi sistemin imunitar duke konsumuar agrume të cilat përmbajnë vitaminë C si dhe xhenxhefil. Kujdesuni të merrni vitaminë D, burimi kryesor i së cilës është dielli.

Sipas OBSH, në dietën e Covid duhet të përfshini fruta e perime të freskëta, bishtajore si thjerrëzat, karbohidrate si orizi, buka dhe tërshëra apo prodhime bulmeti.

Mos e teproni me kripën dhe sheqerin. Dieta duhet të përfshijë sa më shumë proteina, peshk dhe arra.

Nëse nuk keni oreks dhe nuk konsumoni dot vakte të plota, provoni porcione më të vogla. Mund të hani ushqime që kanë shije më të forta që mos t’iu humbasë oreksi. Agrumet, uthulla apo salca të ndryshme mund të shndërrohen në miqtë tuaj më të mirë.

Për të rritur prodhimin e pështymës, përtypni çamçakëz ose zbavituni me një lëpirëse.

Këshilla e fundit është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.