Vaksina “BioNTech/Pfizer” është 100% efikase tek adoleshentët

Vaksina anti-Covid, e prodhuar nga firma gjermane “BioNTech” dhe gjiganti farmaceutik amerikan “Pfizer”, është shumë efikase midis adoleshentëve dhe fëmijëve, sipas një rezultati të botuar sot nga vetë kompanitë.

“Vaksina tregoi efikasitet 100% dhe një përgjigje të fuqishme të antitrupave midis fëmijëve 12-15 vjeç”, thanë kompanitë në një deklaratë të përbashkët.

Rezultatet, që ende nuk janë shqyrtuar nga ekspertët ose botuar në një revistë shkencore, përfshinin 2260 fëmijë.

“Efektet anësore në grupmoshën më të re ishin të krahasueshme me ato në grupmoshën 16-25 vjeç”, tha një zëdhënës.

Për grupmoshën e vjetër këto përfshinin: dhimbje në vendin e injektimit, lodhje dhe dhimbje koke.

Të dy firmat thanë se tani do të kërkonin autorizimin e përdorimit urgjent për vaksinën midis të rinjve në SHBA dhe BE, duke shpresuar të fillojnë vaksinimet para fillimit të vitit të ri shkollor.

BioNTech dhe Pfizer tashmë kanë filluar provat për grupmoshën 6 muaj deri në 11 vjeç.

Aktualisht, në BE, vaksina është e autorizuar vetëm për personat mbi 16 vjeç.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.