Pandemia/ Tre viktima, po trajtohen 35 pacientë
Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i të i infektuarve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ka rënë në 278, por ka patur vetëm 645 testime.
Ministria e Shëndetësisë njofton se, aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë 7539 qytetarë aktivë me koronavirus.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë u bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Gjithashtu, ministria apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat anti-Covid, sipas saj, reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Situata në 24 orët e fundit:
Janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 278 qytetarë.
Aktualisht, janë 7539 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.
Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë.
Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-75 vjeç, një qytetare nga Fieri 80 vjeçe
Janë shëruar 975 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 301,288 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika – 1 gusht 2022
Raste të reja ditore 278
Të shëruar në 24 orë 975
Të shtruar në spitale 35
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 645
Testime totale 1,918,822
Raste pozitive 312,375
Raste të shëruara 301,288
Raste Aktive 7,539
Humbje jete 3,548
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3,952
Fier 625
Durrës 573
Vlorë 454
Elbasan 393
Korçë 331
Shkodër 327
Berat 251
Gjirokastër 238
Lezhë 219
Dibër 114
Kukës 62
Sorry, the comment form is closed at this time.