Të kapur dorë për dore/ Çifti i të moshuarve vdes nga koronavirusi

Një histori prekëse është raportuar në mediat e huaja.

Një çift nga Michigan ka ndërruar jetë, pasi u infektuan me Covid-19.

Mediet e huaja raportojnë se dy të moshuarit ndërruan jetë nga Covid-19, në një distancë kohore prej vetëm një minutë, duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit.

Cal Dunham, 59 vjeç dhe gruaja e tij Linda, 66 vjeçe, vdiqën të dielën (26 shtator).

Çifti, i cili vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, u infektua në fillim të muajit shtator gjatë një udhëtimi familjar, – tha vajza e tyre, Sarah Dunham.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.