Studimi/ Vaksina “AstraZeneca” ul transmetueshmërinë me 67%
Vaksina e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe “AstraZeneca”, sipas një studimi të ri, jo vetëm që mbron njerëzit nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe nga vdekja, por edhe ngadalëson transmetimin e virusit.
Studimi është kryer nga Universiteti i Oksfordit dhe është prova e parë që, një vaksinë kundër koronavirusit ul transmetueshmërinë e tij.
Kërkuesit shkencorë e bënë matjen, duke u kryer testin vullnetarëve çdo javë, për të parë shenja të virusit mes tyre. Në fund, vunë re se kishte 67% më pak teste pozitive mes personave të vaksinuar.
Pra, rezultatet tregojnë se vaksina e “AstraZeneca” ul transmetueshmërinë e Covid-19 me 2/3.
Për ministrin britanik të Shëndetësisë, ky është një lajm i shkëlqyer: “Ne tani e dimë që vaksina e Oksfordit mund të ulë transmetueshmërinë dhe kjo do të na ndihmojë të dalim nga kjo pandemi. Kjo duhet t’u japë të gjithëve besim se duhet ta bëjnë vaksinën, jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe që të mos ia kalojnë të tjerëve virusin”.
Sorry, the comment form is closed at this time.