Studimi britanik: Gati 3% e të infektuarve me Covid kanë pasoja afatgjata

Rastet e personave që vuajnë nga pasojat afatgjata të koronavirusit janë më të pakta nga ç’mendohej në fillim. Sipas një analize të zyrës britanike të statistikave, me përhapjen e gjerë të COVID-19 në popullsi pas variantit Delta, 1 në 40 persona vuajnë nga simptoma që zgjasin më shumë se 3 muaj, pas infektimit. Statistikat e prillit treguan se nga simptomat afatgjata vuanin 1 në 10 të infektuar. 

Studimi tregon se aktualisht gati 3% e personave që kanë rezultuar pozitivë, vuan nga të paktën njëra prej simptomave të tilla, si humbja e shijes e nuhatjes, kolla, marrja e frymës, dhimbja e fytit, diarrea, dhimbjet e barkut, lodhja, të vjellat, apo dhimbja e muskujve dhe kokës.

Zyra britanike e statistikave ONS thotë se rezultatet mund të variojnë në vende të ndryshme të botës. Megjithatë ky konsiderohet si studimi më i madh i kryer deri më tani për pasojat afatgjata të koronavirusit, pjesë e të cilit janë bërë mbi 50 mijë persona që kanë rezultuar pozitivë, deri më tani.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.