Një 3-vjeçare vdes nga Covid në Greqi

Një 3-vjeçare, e diagnostikuar me Covid-19, ka ndërruar jetë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Greqi, me informacionet që thonë se fëmija ka ndërruar jetë në spital.

Bëhet fjalë për fëmijën e tetë që humb jetën nga koronavirusi në vendin fqinj, raporton “protothema.gr”.

Sipas të dhënave të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik në Greqi, në shtatë muajt e fundit. në vend nuk është shënuar asnjë vdekje tek të miturit.

Muaji më i rënduar me bilanc tragjik me vdekje të të miturve nga Covid-19 ka qenë janari i këtij viti.

Brenda muajit humbën jetën 3 fëmijë, si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.