COVID-19/ Ushqimet që nuk duhet t’i ndani nga tryeza juaj në këtë periudhë

Përveç vaksinës, shkencëtarët po përpiqen përmes studimeve të ndryshme të gjejnë se çfarë tjetër mund të na mbrojë nga koronavirusi. Ekspertët pajtohen se vitamina D mund të veprojë si një mburojë kundër Covid-19.

Në fakt, një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Cantabria-s në Spanjë tregoi se njerëzit me mungesë të vitaminës D kanë dy herë më shumë gjasa të preken nga virusi sesa njerëzit me nivele normale.

Studimi tregoi gjithashtu se më shumë se 80 përqind e pacientëve me COVID-19 në një spital spanjoll kishin mungesë të vitaminës D. Kështu, marrja e kësaj vitamine është e rëndësishme sepse për shkak të stinës së dimrit, vitaminën nuk mund ta marrim përmes diellit.

Disa ushqime që sigurojnë vitaminën D janë: Peshku yndyror si toni dhe salmoni, mëlçia e viçit, e verdha e vezës, këpurdhat, kosi, qumështi, lëngu i portokallit, mishi i derrit, drithërat, margarina, tërshëra dhe djathi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.