Artriti i meshkujve, Ylli Merja tregon shkaktarët dhe si shërohet sëmundja e “mbretërve”
Prishja e balancës së enzimave në gjak shkakton artritin e meshkujve. Kjo sëmundje lidhet me konsumin e tepërt të pijeve alkolike dhe mishit, duke krijuar kristalizim të acidit urik në gjak. Grumbullimi i kristaleve në artikulacione shoqërohet me dhimbje të forta.
Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja i ftuar në “Vila 24”, thotë se duhet bërë kujdes me ushqimin dhe me vlerë është shtimi i përdorimit të frutave të pyllit. Ai sugjeron përdorimin e çajërave të posaçme si edhe masazhin me vaj sinapi.
Sipas tij bima e cila ka një efekt të shkëlqyer në organizëm për artritin, është majdanozi i egër që gjendet fare lehtë në vendin tonë.
Sorry, the comment form is closed at this time.