A do të jetë e njëjtë si vaksinat e tjera? Vullnetari rrëfen përjetimet gjatë vaksnimit kundër COVID-19

Britania e Madhe pak ditë më parë dha autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës së Pfizer/BioNtech, kundër COVID-19.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara janë më afër autorizimit të një vaksine. Por shumë njerëz po pyesin veten se çfarë ndjesie ke kur bën vaksinën.

A do të jetë si vaksina e gripit? A do të jetë më e dhimbshme? Po efekte anësore ka?

Dy kandidatët kryesorë për marrjen e një autorizimi të përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA), Pfizer/BioNTech dhe Moderna përdorin teknologjinë e re mARN.

Asnjë vaksinë e licensuar nga SHBA nuk e ka përdorur më parë, megjithëse studiuesit e kanë studiuar atë për dekada, kundër infeksioneve si gripi, tërbimi dhe Zika, madje edhe për disa lloje kancerësh.

Mënyra se si funksionojnë këto vaksina mARN-së është se ato i japin trupit tonë udhëzimet, në formën e ARN-së dërguese, për të bërë një copë të vogël të këtij koronavirusi të veçantë, specifikisht proteina Spike. Kur trupi i merr këto udhëzime, ai fillon të prodhojë proteina Spike. Kjo nga ana tjetër shënjestron sistemin tonë imunitar, i cili e sheh si të huaj proteinën Spike, duke krijuar antitrupa kundër saj. Pra, kur infektohemi me virusin e vërtetë, trupi ynë është i përgatitur për ta luftuar atë. Këto vaksina kërkojnë dy doza: njëra për të furnizuar trupin dhe disa javë më vonë, një e dytë për të rritur reagimin. Rezultatet e studimit tregojnë se vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna kanë një efektivitet prej 95%.

Por çfarë ndjesie ke kur bën vaksinën e Covid-19?

Një nga vullnetarët e vaksinës “Moderna” tha se, vaksinimi nuk ishte patjetër një shëtitje në park, por me siguri thotë se nëse do të duhej, do ta bënte për herë të dytë.

“Unë u ndjeva shumë i pafuqishëm. Kjo pandemi ka prekur jetën e të gjithëve. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për jetën, është jetesa. Kështu që u regjistrova sepse thjesht doja të bëja atë që mundja. Në shtator më morën në telefon dhe nga mesi i tetorit u regjistrova për herë të dytë.”,- thotë Yasir Batalvi, një 24-vjeçar i sapodiplomuar në Boston.

Ai ishte pak nervoz kur ngriti mëngën, sidomos kur i dhanë një formular 22 faqesh për ta firmosur. Por ai thotë se duhet ta bënte, ndihej si një detyrë qytetare.

“Unë mendoj se vaksinimi në masë është me të vërtetë e vetmja mënyrë reale për të dalë nga pandemia.”- thotë ai.

Atëherë, si u ndie?

“Në fillim e ndjeva injeksionin siç bëhet ai i gripit, që është në thelb vetëm një majë e vogël në anën e krahut tuaj. Sapo u largova nga spitali, atë mbrëmje, mpirja u përkeqësua pak. Ishte patjetër e menaxhueshme, por me të vërtetë nuk e lëvizni dot shumë, krahun. Por efektet anësore janë mjaft të lokalizuara. Janë vetëm te muskujt e krahut që ka të bëjë me shpimin. Në të vërtetë nuk ndikon në asgjë tjetër dhe ju ndiheni mirë.”

Kjo ishte pas dozës së parë. Por doza e dytë ishte ndryshe.

“Kisha disa simptoma mjaft të rëndësishme pasi mora dozën e dytë. Pas dozës së dytë, ndihesha mirë sa isha në spital. Por ajo mbrëmje ishte e vështirë. Pata pak ethe, lodhje dhe të dridhura.”-tha Batalvi.

Ai thotë se lajmëroi mjekët për simptomat. Ata nuk u shqetësuan dhe i thanë se edhe ai nuk duhej të merakosej, pasi ishin normale./CNN/

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.