Zhupa: Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, me anë të një statusi shkruan se sot në Sarandë është goditur barbarisht një avokat i njohur i qytetit, aktivist i kësaj partie.

Zhupa thekson se Marjel Mejdi u godit barbarisht nga persona të paidentifikuar, ndërsa i bën thirrje policisë të zbardhë ngjarjen.

“Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt.

Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi eshte goditur barbarisht nga persona te panjohur.

I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar.

Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij. Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit.

Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi!”, shkruan Zhupa.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.