Zhupa: Prishjet e ndërtimeve pa leje, hakmarrje politike

Partia Demokratike i ka cilësuar prishjet e objekteve pa leje në Ksamil si “selektive dhe për hakmarrje politike”.

Deputetja e zgjedhur, Ina Zhupa tha se në Ksamil një personi, Hidajet Zogaj i është prishur pa njoftim dhe pa të drejtë shtëpia e tij.

Sipas Zhupës, Zogaj ka denoncuar në prani të saj më 5 prill ku thoshte se ishte ankuar në bashki dhe IKMT për një objekt që ishte ndërtuar pranë shtëpisë së tij dhe i bllokonte rrugën.

Por sipas Zhupës, me nisjen e aksionit nga IKMT u prish shtëpia e tij dhe kjo sepse “ai tregoi të vërtetën dhe i doli në krah opozitës”.

“Prishjet selektive si hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale.

Më 5 prill, në Ksamil, kemi takuar Hidajet Zogajn dhe familjen e tij, të cilët kanë denoncuar me fakte se si ishin ankuar në bashki dhe IKMT për një ndërtim që i zinte rrugën e shtëpisë dhe kishin hapur një portë vëllai nga vëllai, se ndërkohë çdo gjë ishte bllokuar. Ndërtimi i denoncuar prej tyre që bllokonte rrugën publike ishte bërë nga familjarë të atyre që punonin në bashki.

Pas zgjedhjeve nuk prishin ndërtimin jashte çdo norme dhe rregulli, por vjen hakmarrja ndaj tyre, sepse kanë treguar të vërtetën dhe i dolën në krah opozitës. Policia dhe IKMT shkon për t’a shembur pa asnjë njoftim dhe në kundërshtim me ligjin shtëpinë, kolonat e së cilës datojnë në vitin 2004, sipas të gjitha rregullave dhe që nuk e përfunduan dot për mungesë parash. Është detyra jonë që mos ta ndalim betejën për këta qytetarë që na besuan”, tha Zhupa.

Aksioni i IKMT është sot në ditën e dytë të tij, në Ksamil, ku janë planifikuar të prishen 30 objekte.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.