Zgjedhjet/ Aleati i Bashës “zhduket” nga lista e koalicionit

PD dorëzoi mbrëmë në orët e vona nëpërmjet Ivi Kasos në KQZ marrëveshjen me aleatët për të bashkëpunuar në kuadër të koalicionit “Aleanca për Ndryshim”.

Ajo që u vu pak re gjatë negociatave të vrullshme të ditës së djeshme lidhet me përjashtim pa shumë bujë nga aleanca të partisë “Mendimi i Djathtë Liberal” të drejtuar nga Mustafa Lici.

Kjo parti ishte deri pasditën e djeshme në listën e aleatëve të kryesuar nga PD, por në fund u zhduk prej saj.

Nuk dihet çfarë ka çuar në vendimin për përjashtimin e Mustafa Licit nga koalicionit i të djathtëve, megjithatë duhet marrë në konsideratë fakti se ai është babai i Ibrahim Licit, të shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në mars 2019. Ibrahim Lici është i dyshuar nga policia për ngjarje të tjera të rënda në Shkodër.

Duket se kjo gjë ka bërë Bashën, iniciatorin e ligjit për dekriminalizimin që të mos fusë në listën e aleatëve të PD-së partinë e drejtuar nga babai i një prej dhjetra subjekteve të OFL-së.

Një fakt i tillë do të rrëzontë plotësisht kauzën e viteve të fundit të demokratëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.