Zgjedhjet në PD/ Gjana: Ja kush përjashtohet nga votimi i anëtarësisë

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, foli mbi ecurinë e procesit për zgjedhjet e 13 qershorit.

Sipas tij, disa prej kandidatëve nuk kanë sjellë listat me emrat që do t’i përfaqësojnë në qendrat e votimit.

Gjana parashtroi dhe kushtet për t’u bërë pjesë e votimit,

“Nuk mund të bëhen pjesë e votimit ata anëtare që në fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë anëtar, komisioner e vëzhgues dhe aktivistë të partive të tjera politike jashtë koalicionit të PD-së dhe aleatëve. Siç e dini, janë 4-5 parti që u krijuan tre muaj para zgjedhjeve dhe kanë pasur anëtarë të PD që kanë shkuar me këto lëvizje të reja politike. Do i mohohet kjo e drejtë”, tha ai më tej.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.