Zgjedhjet/ Regjistrohen 10 partitë e para dhe dy kandidatë të pavarur

Kur duhen më pak se 80 ditë nga zgjedhjet në KQZ po ndërmerren hapa konkretë drejt 25 prillit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të regjistrojë sot 10 partitë e para për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Po sot, KQZ pranoi sot të autorizojë mbledhjen e firmave për dy kandidatë të pavarur.

Jozefina Topalli me Partinë “Lëvizja për Ndryshim”, Myslim Murrizi me Partinë “Lëvizja Demokratike Shqiptare” dhe Astrit Patozi me Partinë “Bindja Demokratike” janë të parat që kërkuan regjistrimin si subjekte politike.

Partitë e regjistruara:

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet -Shpëtim Idrizi

Bindja Demokratike-Astrit Patozi

Lëvizja për Ndryshim-Jozefina Topalli

Lëvizja Demokratike Shqiptare-Myslym Murrizi

Ora e Shqipërisë-Zef Shtjefni

Aleanca Demokratike Shqiptare-Eduart Abazi

Lëvizja e Legalitetit-Shpëtim Axhani

Balli Komëtar-Adriatik Alimadhi

Partia Emigracioni Shqiptar-Kostaq Papa

Partia e Reformave Demokratike-Krenar Rryçi

Kandidatët e pavarur

Pal Shkambi-I pavarur, Shkodër

Plarent Aleksi-I pavarur, Berat

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.