Zv.ministri i Ekonomisë merr një tjetër post. Ja kë do të zëvendësojë
Zëvendësministri i Ekonomisë, Besart Kadia ka marrë një tjetër post. Mësohet se Kadia, me vendim të Këshillit të Ministrave, është caktuar si pjesë e grupit negociator për Shqipërinë me Bashkimin Evropian. Ky vendim është marrë disa ditë më parë, ndërkohë që ështtë publikuar sot në Fletoren Zyrtare.
Besart Kadia zëvendëson anëtaren e mëparshme të këtij delegacioni, Belinda Ikonomin.
Kadia, vetëm pak javë më parë, u emërua zv.ministër i Financave, emëeim që u shoqërua me bujë, pasi ai ka qenë pjesë e strukturave këshilluese të Partisë Demokratike.
Sorry, the comment form is closed at this time.