Zaev: Pavarësisht zhgënjimit nga BE, rruga jonë është e përbashkët
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një vizite në Postec, ku dhuroi libra në maqedonisht për fëmijët minoritarë, e vuri theksin te rruga e përbashkët që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë drejt integrimit në BE.
Zaev u shpreh i zhgënjyer nga BE që shtyu agjendën e dy vendeve për procesin e integrimit: “Shumë rrugë Shqipëria dhe Maqedonia i kanë bashkë, por edhe rrugën për në BE e kemi të përbashkët, edhe pse morëm një zhgënjim për arritjet e fundit në Unionin Evropian.Të dy shtetet meritojnë të vazhdojnë rrugëtimin në BE. Ne po vazhdojmë konsultimet për të përfunduar këtë problematike, që në fakt nuk e dimë çfarë problemi është. Po punojmë për ta zgjidhur me qëllim integrimin në BE”.
Sipas tij, problemi kyç ishte emri, tani ka sjellë një problem shteti bullgar, po punojmë që të zgjidhim edhe këtë problematikë: “Po të mos ishte koha e pandemisë, besoj që kjo marrëveshje do të kishte ecur më mirë, por besoj se do të gjejmë një zgjidhje”.
Sorry, the comment form is closed at this time.