Zaev: ‘Ballkani i Hapur’, proces pa kthim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka cilësuar një proces pa kthim “Ballkanin e Hapur”.

Në fjalën e tij, në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç, Zaev tha se “Ballkani i Hapur” nuk është një nismë që zëvendëson Evropën, por një lehtësim për rrugën evropiane të vendeve të rajonit.

“Marrëveshjet për qasjen e lirë në tregun e punës janë hapa konkretë të zbatimit të nismës. Për aq kohë ne kemi theksuar se Ballkani i Hapur nuk është zëvendësues i BE, por lehtësues. Ballkani është Evropë dhe asgjë më pak se kaq. Ballkani i Hapur është një hallkë e fortë që ka marrë një mbështetje të qartë e të fortë nga bizneset, dhomat e tregtisë. Jam falënderues karshi SHBA, për mbështetjen e tyre, por edhe të një sërë vendesh të BE. Kjo mbështetje konfirmon që ne po zbatojmë një proces të një zone të përbashkët ekonomike të Ballkanit Perëndimor me rezultate për përfitime për qytetarët.

Falënderoj presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama, për besimin e përbashkët në këtë nismë. Ballkani i Hapur është një proces pa kthim! Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga ky rrugëtim. Nuk ka asnjë nevojë që të mos fshijmë barrierat që pengojnë lirinë e qarkullimit të njerëzve, kapitalit, mallrave, shërbimeve. Ballkani i Hapur do të jetë një destinacion tërheqës, pasi ka çfarë t’iu ofrojë turistëve. Do ta bëjmë këtë rajon edhe destinacion të turizmit të verës, duke zhvilluar më shumë panairet e verës. Qysh verën e ardhshme do të organizojmë në Beograd një panair.

Gjithashtu folëm e njohëm potencialin e vendeve në industrinë filmike. Të tre vendet bashkëpunojnë për ngritjen e një komisioni të përbashkët, ku do të ketë prodhime nga të tre vendet. Në fund, do të bëjmë gjithçka mundemi për të rinjtë tanë. Do të organizojmë evenimente të përbashkëta, si pushime të përbashkëta, etj. Të trija vendet jemi të gatshëm për këtë. Ne ecim përpara drejt të njëjtës rrugë. Ballkani i Hapur ka një vlerë të jashtëzakonshme për mua”, u shpreh kryeministri Zaev.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.