Yuri Kim, tjetër mesazh të fortë: Nuk i kemi mbyllur sytë ndaj mangësive, por…
Integrimi i Shqipërisë ka qenë sërish pjesë e mesazheve të ambasadores amerikane Yuri Kim. Ajo shprehet se SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.
Mes të tjerash, ambasadorja Kim ripërsërit thirrjen për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe bërjen e saj funksionale brenda këtij viti.
“SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet”, shkruan ambasadorja Kim.
Sorry, the comment form is closed at this time.