“You Rock”, Mimi Kodheli i bën urimin e veçantë ministres së re të Bujqësisë

Pas emërimit si ministre e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka marrë mesazhe të shumta, por mesa duhet ai i Mimi Kodhelit mbetet një urim shumë special.

Zëvendës-presidentja e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, shrkuan se është krenare për shoqen e saj të rinisë.

“Krenare për shoqen time të rinisë së hershme. Urime Milva! You rock!”, është mesazhi i Kodhelit.

Milva Ekonomi është propozuar në postin e Ministrisë së Bujqësisë pas ndryshimeve të kabinetit Rama 2, duke marrë vendin e Bledi Çuçit, i cili u emërua Ministri i ri i Brendshëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.