Xhixho: Shqipëria po vuan periudhën më të vështirë për emigrimin masiv
Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, në Nitën Ndërkombëtare të Emigracionit, u shpreh se Shqipëria aktualisht ka mbi 660 mijë të rinj, djem e vajza, pjesa më e madhe e të cilëve tani e mendojnë emigrimin si rrugën kryesore.
“Sot në ditën Ndërkombëtare të Emigracionit Shqipëria po vuan periudhën më të vështirë me emigrimin masiv të të rinjve për shkak të keqqeverisjes, papunësisë, pasigurisë, padrejtësisë dhe mungesës së shpresës për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë.
Jemi në vendin e parë për azilkërkues për vendet e BE dhe jemi pas Sirisë për numrin më të lartë të azil kërkuesve. Ndërkohë Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë ka kryer një anketim me të rinj nga gjithë vendi ku shihet një rritje e papunësisë dhe pesimizmit të tyre për të ardhmen. Shqipëria aktualisht ka mbi 23% të popullatës në moshat 15- 29 vjeç, ose mbi 660 mijë të rinj, djem e vajza, dhe sipas sondazhit, pjesa më e madhe e tyre tani e mendojnë emigrimin si rrugën kryesore dhe të vetme për mbijetesën e tyre dhe të familjes”, tha Xhixho.
Sorry, the comment form is closed at this time.