Mziu: Nafta duhej të ishte 190 lekë/litri

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ka reaguar ndaj Bordit të Transparencës, i cili sot uli me vetëm 1 lek për litër çmimin e naftës, në një kohë ku në bursa çmimi i një fuçie është poshtë 94 dollarëve.

Duke iu referuar çmimit të tregut të muajve më parë, Mziu shkruan se sot një litër naftë nuk duhej të shitej më shumë se 190 lekë për litër.

Duke e cilësuar si Bordi Gjobëvënës, Mziu bën apel që të ulet çmimi i karburanteve dhe po ashtu të ulen taksat që merr qeveria ndaj qytetarëve për çdo furnizim me karburant.

Reagimi i Mziut:

“Bordi i Gjobvënies ndaj qytetarëve” ose Bordi i Transparencës, vendosi sot çmimin e naftës 220 lekë/litër ose 30 lekë më shumë se duhet, referuar bursës!

Çmimi i naftës së papërpunua në bursa, treguesi Brent, ka rënë në 94 dollarë për fuçi, pra në nivelet e para luftës në Ukrainë!

 Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi, sot është 36 dollarë më pak, sipas përllogaritjes duhet të shitet më pak se 190 lekë/litër!
Shiko grafikun e treguesit Brent 

“Bordi i Gjobvënies” ndaj qytetarëve vendosi sot çmimin në 220 lekë/litër, nga më pak se 190 lekë/litër që ishte në shkurt, përpara luftës në Ukrainë, kur bursa ishte sa sot!

Çmimi i naftës në Shqipëri është luhatur nga 2017 lekë/litër deri në 265 lekë/litër, madje dhe nafta që kishim stok u shit me dyfishin e kostos së saj!

 Qeveria e rilindjes ka krijuar një “Bord Gjobëvënse” që çmimin e rrit artificialisht mbi 30 lekë të reja për litër!

 Qeveria e rilindjes ka taksat më të larta në Rajon dhe në Europë, kemi çmimin më të shtrenjët në Botë dhe 60-80 lekë/litër më shtrenjët se vendet e Rajonit!

 Qeveria e rilindjes duhet urgjentisht të shkrij Bordin Gjobvënës që penalizon qytetarët me mbi 30 lekë/litër!

 Qeveria e rilindjes të ul taksën e qarkullimit (dyfishë) që është sot mbi karburantin!

️ Çmimet e karburantit e kanë falimentuar Biznesin, e kanë rrënuar turizmin dhe e kanë varfëruar në ekstrem çdo familje shqiptare!

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.