Xhaferraj: Qeveria po rindërton shkollat në Durrës me dyfishin e çmimit

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, akuzon qeverinë se po rindërton shkollat me dyfishin e çmimit, duke i
bërë thirrje prokurorisë që të hetoje.
“Vetëm numri i shkollave të dëmtuara nga tërmeti ishte 32. Edi Rama u premtoi durrsakëve se shkollat do të rindërtoheshin me shpejtësi dhe do të ishin gati përvitin e ri shkollor. Sot, një vit pas tërmetit, asnjë nga shkollat e Durrësit nuk ka përfunduar. Ato janë parë si një mundësi për tëndarë paratë e taksapaguesve shqiptarë për klientët e zakonshëm të qeverisë. Mjafton të krahasojmë tenderin e qeverisë dhe atë të Bashkimit Europian për shkollat. Të dy tenderat u hapën në të njëjtën kohë. Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit”, theksohet në deklaratën e Xhaferraj.
Sipas tij, shkolla “14 Nëntori” u rikonstruktua 1 vit para tërmetit me rreth 1 milionë euro, fond ky i mjaftueshëm për të ndërtuar një shkollë nga e para. “Vangjush Dako dha 1 milionë euro, por ato zhdukën në 26 nëntor. Tani, do të harxhohen edhe 1.2 milionë euro të tjera që shkolla të bëhet nga e para. Po të shkojmë pak më tutje, është gjimanzi ‘NaimFrashëri’. Durrsakët besojnë se pas shembjes sëshkollës fshihen afera korruptive, plane për ndërtime kullash mbrapa saj”.
Xhaferraj kërkon nga prokuroria të fillojë hetimet lidhur me këto abuzime. “Prokuroria ka një punë kolosale për të bërë. Kudo ku hapet një dokument për rindërtimin, është mbrapa një aferë korruptive. Denoncimet janë në dosje, duhet pak vullnet për të bërë drejtësi”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.