Xhaçka: Shqipëria është e përkushtuar për lidhje të ngushta me fqinjët

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pasi ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) në Antalia të Turqisë.

Në reagimin e saj Xhaçka shkruan se, ndihet mirënjohesë ndaj Turqisë për forcimin e bashkëpunimit në shëndetësi, kulturë, turizëm, siguri.

Sipas saj, Shqipëria mbetet e përkushtuar për lidhje gjithnjë e më të ngushta me fqinjët.

“Kam marrë pjesë sot në Samitin #SEECP në Antalia. Mirënjohëse ndaj Turqisë për forcimin e bashkëpunimit mbi shëndetin, kulturën, turizmin, sigurinë, infrastrukturën ndër-rajonale. I uroj çdo sukses CiO-së greke të ardhshme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për lidhje gjithnjë e më të ngushta me fqinjët”, shkruan ministrja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.