“Ballkani i Hapur”/ Xhaçka: Nuk e kemi harruar Kosovën

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, tha sot në Kuvend se, “Ballkani i Hapur” është një nismë e guximshme për ta kthyer rajonin në një hapësirë bashkëpunimi.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Xhaçka shtoi se Shqipëria nuk e ka harruar Kosovën dhe nuk merr asnjë vendim pa llogaritur ndikimin që ka nisma tek ajo, ndërsa mori shembullin e krijimit të Bashkimit Evropian nga dy vende që, sipas saj, ishin armiq të përbetuar.

“Ballkani i Hapur është një nismë e guximshme për ta kthyer rajonin në një hapësirë bashkëpunimi. Unë mendoj se këtu qëndron çelësi i transformimit të rajonit. Kush do ulej në atë tryezë. Kur u ngjiz BE u ul Franca dhe Gjermania, dy armiq të përbetuar historikë.

Nuk e kemi harruar Kosovën. Në MEPJ nuk merret asnjë vendim pa diskutuar më parë impaktin që ka te Kosova. Kosova është interesi ynë kombëtar dhe askush nuk mund ta vërë këtë në diskutim”, tha ministrja.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.