Vrasja e Rashës, Spiropali: Drejtësia do të bëhet! Qytetarinë nuk mund ta përdorin ata që i kanë vënë zjarrin shtetit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka folur për situatën në vend, vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie dhe protestat që pasuan si revoltë ndaj kësaj ngjarjeje. Spiropali tha se do të bëhet drejtësi për krimin dhe se polici është pas hekurave. Ajo akuzoi liderët e opozitës për përdorimin e minorenëve për akte kriminale.

“Nuk mund të kesh opinion tjetër në këtë ngjarje përveç humbjes së madhe të jetës një të riu. humbje e madhe, tragjike e pajustifikueshme. Ngushëllime të thella familjes, kam pasur rastin t’ia shpreh dhe nga afër familjes. Drejtësia do të bëhet, hetimi është plotë, transparent, me bashkëpunimin e plotë të policisë, SHÇBA-së dhe prokurorisë. Përgjegjësi do të ketë për këtë akt individual dhe të dënueshëm”, tha Spiropali.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.