Vrasja e Klodian Rashës nga policia, Basha reagon nga Vlora: Përgjegjës janë Rama dhe Lleshaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur nga Vlora, bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për vrasjen e të riut Klodian Rasha dy netë më parë.

Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin bregdetar, kreu i opozitës foli për ngjarjen e rënde të vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha.

“Një brutalitet kjo vrasje, dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes. Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë”, tha Basha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.