Vrasja e Klodian Rashës, Ervin Salianji zbulon arsyen pse PD nuk doli në protestë
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se qeveria tentoi të manipulojë vrasjen e Klodian Rashës duke tentuar ta cilësojë atë si aksidentale. Ai u shpreh se PD nuk është pjesëmarrëse në protestë por mbështet kauzën e të rinjve.
Por nuk përjashtoi faktin se kanë identifikuar votues të së djathtës në mbështetje të kauzës për vrasjen e Rashës.
Ai u shpreh se nuk kanë dalë në protestë për shkak se nuk kanë dashur t’i japin asaj nota partiake për të larguar vëmendjen nga ngjarja tragjike
“Ne nuk jemi pjesëmarrës në protestë por kauza e të rinjve është për t’u përshëndetur. Nëse ka të rinj që janë votues të PD dhe janë aty për kauzën nuk përjashtohen. PD nuk ka bërë thirrje për protestë. Nuk përjashtohen protestues që të jenë votues të Partisë Demokratike. Nuk e kemi thënë kurrë që nuk e mbështesim. Nuk kemi dalë sepse nuk duam të japim idenë e një proteste partiake. Përfshirja e partive do i jepte një dimension tjetër. Deklarata e Ramës për të fajësuar opozitën është një idiotësi tjetër. Kjo situatë i përplaset në fytyrë për shkak të keqqeverisjes 7-vjeçare. Këto janë reagime që vijnë nga të rinj që janë të pashpresë që këto kohë kanë marrë modelin e të fortit që ka promovuar Edi Rama”, deklaroi ai.
Sorry, the comment form is closed at this time.