Votoi kundër ndryshimeve në qeveri/ Kodheli: Ishte lapsus, e ngatërrova me dekretin e Presidentit
Deputetja socialiste Mimi Kodheli e ka cilësuar “lapsus” votimin kundër ndaj emërimeve të reja në qeveri.
Në bazë të fletës së votimit, rezulton se Kodheli ka votuar kundër Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit, por deputetja socialiste tha se, ishte një lapsus “pasi ishte ngatërruar me dekretet”: “Ka qenë lapsus. Mendova se Ishte dekreti i Presidenti dhe nuk e kam parë që ishte për ministrat. Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morëm. Milvën, madje, e kam shoqe fëmijërie”.
Gjatë seancës dje në Kuvend, u votuan edhe emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Çuçi dhe Ekonomi u votuan me 97 voto pro dhe 4 kundër. Emrat e deputetëve që votuan kundër janë Adriatik Alimadhi, Korab Lita , Zef Shtjefni dhe Mimi Kodheli, e cila sqaroi më pas se ishte thjesht një lapsus.
Sorry, the comment form is closed at this time.