Vokshi: Pandemia tregoi dështimin e qeverisë në lidhje me arsimin
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, tha sot se pandemia nxori në pah dështimin e Edi Ramës me arsimin në këto 7 vjet.
“Për shkak të dështimit të Edi Ramës dhe braktisjes së arsimit, mbi 425 mijë nxënës mësuan në një sistem të dobësuar arsimor, mbi 34 mijë mësues u keqpërdorën me mësimin me 2,3 dhe 4 turne, pa u shpërblyer siç duhet. Dështimi i Edi Ramës për të siguruar kushtet minimale për ruajtjen e shëndetit të mësuesve rezultoi katastrofik. Vetëm nga informacionet e bëra publike, janë të paktën 13 mësues të ndarë nga jeta për shkak të Covid-it”, tha ajo.
Sipas Vokshit, nga të dhënat e Bankës Botërore në qytet mbi 60 përqind e familjeve nuk kanë një kompjuter apo lap top, ndërsa në fshat janë mbi 80 përqind e familjeve pa një pajisje që mundëson mësim normal online. “Mësuesit ngrenë shqetësimin që, në shumë raste, vetëm 1/3 e nxënësve mund të ndjekin mësimin online. Kjo edhe për shkak të mungesës së internetit, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar internet falas për familjet në nevojë”, shtoi Vokshi
Sorry, the comment form is closed at this time.