Vettingu, Bardhi poston videon me qytetarët: Duan politikë të pastër

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar një video, ku janë pyetur qytetarët në lidhje me Vettingun e Politikanëve. Me anë të një postimi në Facebook, krahas videos, Bardhi shkruan se qytetarët duan një politikë të pastër. Ndërkohë që në video shihen qytetarët, të cilët u përgjigjen se janë dakord me vettingun e politikanëve.

“Qytetarët duan një politikë të pastër. Qytetarët duan vettingun e politikanëve”, shkruan Bardhi.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, tre amendamentet që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve. PD e nis fillimisht me propozimin për ndryshim të pikës 3 të nenit 45 që në thelb e vë theksin te vettingu i politikanëve.

PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.