“Venecia” flet zyrtarisht për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Ferhati: Kuvendi do t’i zbatojë me rigorozitet
Komisioni i Venecias miratoi dhe opinionin final për ndryshimet kushtetuese dhe amendamentet e Kodit Zgjedhor.
Deputetja socialiste, Klotilda Ferhati, si pjesëmarrëse në seancën e diskutimit në Venecia tregon se cilat ishin pikat e opinionit të institucionit evropian.
Në emër të kryetarit të Kuvendit, deputetja socialiste i shpreh vlerësimet Komisionit të Venecias “në reforma të rëndësishme për vendin dhe qëndrimin e konsoliduar se, referuar traditës së gjatë të bashkëpunimit me këtë institucion të rëndësishëm të Këshillit të Ecropës, Kuvendi do të respektojë me rigorozitet të gjitha rekomandimet e dhëna në opinionin e fundit”.
Në mënyrë të përmbledhur, Opinioni përmban këto gjetje:
• Ndryshimet kushtetuese nuk bien ndesh me parimin e qëndrueshmërisë së legjislacionit zgjedhor dhe janë në perputhje me standardet që përcaktohen në Kodin e Praktikave të Mira në Zgjedhjeve të Komisionit të Venencias.
• Ndryshimi i parashikimeve ligjore për koalicionet nuk është thelbësor dhe nuk ka konflikt me standarde e mira në zgjedhje.
• Fakti që Kuvendi nuk ka 140 deputetë nuk është problem në kuadër të standardeve ndërkombëtare, për sa kohë Kuvendi plotëson gjithë kuorumet e nevojshme për çdo lloj vendimmarrje.
• Komisioni i Venecias dhe ODHIR shprehin keqardhje që ish-deputetët e opozitës (sot opozita jashtëparlamentare) dhanë dorëheqjen nga mandatet, duke u tërhequr nga ndikimi i tyre politik për amendamentet e legjislacionit zgjedhor. Trajtimi i mandatit të deputetit si pronë e partisë bie ndesh me trashëgiminë elektorale zgjedhore.
• Komisioni i Venecias nuk merr përsipër të analizojë nëse procedura parlamentare për ndryshimet ligjore është në përputhje me legjislacionin e brendshëm. Në opinion nënvizohet se nuk ka një standard ndërkombëtar se sa duhet të zgjasë një procedurë për ndryshime kushtetuese, por Kuvendi ka sqaruar se ka respektuar procedurat parlamentare dhe afatet sipas parashikimeve në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit, si dhe procesin e konsultimit publik dhe negociatave politike në Kuvend e në Këshillin Politik. Sipas Komisionit te Venecias, koha që morën ndryshimet kushtetuese dhe ligjore ishte e shkurtër.
• Ndryshimet ligjore që garantojnë barazinë gjinore janë për t’u lavdëruar.🌹🌹
• Është e rëndësishme të theksohet se rekomandimet theksojne nevojën që autoritetet shqiptare dhe të gjitha palët të kontribuojnë për organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve në 25 Prill 2021.
• Komisioni i Venecias jep disa këshilla që duhen ndjekur për zgjedhjet e prillit 2021 dhe sugjeron disa ndryshime ligjore që duhen kryer pas zgjedhjeve të vitit 2021.
Sorry, the comment form is closed at this time.