Veliaj shmang përgjigjen për arrestimin e Kokës: Më lini…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka dhënë asnjë koment për arrestimin e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka.
I pyetur nga gazetarët për çështjen e inceneratorëve dhe nëse e mendon dorëheqjen për shkak se edhe emri i tij është përmendur në koncesionin e inceneratorit të Tiranës, Veliaj nuk ka pranuar të përgjigjet.
“Më lini të takoj njerëzit”, iu drejtua Veliaj gazetarëve që e pyetën atë.
Ai është një nga emrat e përmendur në koncesionin e inceneratorit të Tiranës, i cili, sipas KLSH-së, ka pasur një sërë shkeljesh ligjore.
Sorry, the comment form is closed at this time.