Veliaj: Premtojnë për rininë pa ndërtuar një shkollë
Kryebashkiaku Veliaj gjatë një takimi me banorët e njësisë 5 tha se as PD dhe as LSI nuk u ka kërkuar ende falje të rinjve që u humbën 4 vjet studime dhe papunësi.
“Kur dëgjoj ata që dalin dhe thonë ‘ne do bëjmë për rininë…’. Çfarë do bëni ju për rininë? Ju firmosët ‘Kristalin dhe ‘Vitrinën’, (Universitete) duke dënuar me papunësi të përjetshme një brez të tërë. Minimalisht sot duhet t’u kërkoni ndjesë atyre, t’u thoni: ‘Ndjesë o popull, ju dhashë certifikata fallso! Ju kërkoj ndjesë se diplomat firmoseshin nga burgu! Ju kërkoj ndjesë se i ktheva universitetet në shaptilografë që prodhojnë diploma.’”, u shpreh Veliaj.
Nga ana tjetër, ai theksoi se arsyeja pse i mbushën të rinjtë me diploma fallso dhe nuk ndërtuan asnjë shkollë, është se ata vetë fëmijët e tyre i diplomojnë jashtë vendit.
“Është turp i madh kur këta thonë: “Ne mendojmë për rininë”. Fëmijët e tyre nuk i çojnë në shkollat tona, sepse i shkollojnë jashtë Shqipërisë. Ata e kanë një plan B. Po për shkollat tona? Unë kam bërë një pyetje të thjeshtë dhe Luli ka 6 vite nuk përgjigjet dot: Më thuaj një shkollë që ke bërë, nga fillimi deri në fund!”, u shpreh Veliaj.
Sorry, the comment form is closed at this time.