Veliaj në Tokio, Këlliçi: Rekordmen olimpik i mashtrimit publik

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, shkruan se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka shkuar në Tokio si një kampion olimpik i mashtrimit.

Këlliçi thekson se fondet e bredhjeve ajrore të Veliajt nuk bëhen me dije, duke shtuar se nuk ka asnjë transparencë për qytetarët.

“Mashtruesi olimpik!

Si e pa punën keq me komentet e shumta nga qytetarët, që me të drejtë pyesnin se ç’punë ka një politikan në ekipin olimpik, Erion Veliaj, ky rekordmen olimpik i mashtrimit publik, e korrigjoi deklaratën e tij, duke nxjerrë nga furra e propagandës një tjetër version: E paska ftuar bashkia e Tokios. Me siguri do t’i marrin mendim për shpejtësinë ultrasonike me të cilën jep qindra leje ndërtimi në Tiranë.

Kryebashkiakun që e kemi parë të marrë atribute presidenciale duke shpërndarë pasaporta shqiptare për të huaj, këtë herë e shohim si trajner motivues në ekipin olimpik. Me sa duket, për t’i bërë vend Erionit, u la jashtë paturpësisht trajneri i peshëngritësit tonë, Çalja.

Po Veliaj i ka të shpeshta vizitat në Azi. Fondet e bredhjeve ajrore nuk bëhen të ditura. Transparencë zero për qytetarët.

Duhej Tokyo 2020 që Veliaj të thyente një tjetër rekord olimpik të mashtrimit në stilin e shkëputjes.”, shkruan Këlliçi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.