Veliaj: Humbësit e PD-së po na ofrohen si zgjidhje e re
Në takimin me banorët e Njësisë 1, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, komentoi drejtuesit politikë që PD-ja ka caktuar në Qarkun e Tiranës, duke i cilësuar si një skuadër humbëse, me emra humbës, që kanë humbur edhe në zgjedhjet e mëparshme, në çdo zonë ku kanë kandiduar.
“Humbjet e tyre më të mëdha i kanë sjellë si ofertë në Tiranë. Ofertë e re, kush?! Nard Ndoka?! Imagjinoni të ishte ai ministër i Shëndetësisë në kohën e pandemisë? Apo Grida?! Imagjinoni të ishte ajo për rindërtimin, duke i shitur apartamentet nga 3 herë. Apo Aldo Bumçi, që mbahet mend për letrën e famshme, porosia e Shkëlzenit. Qartazi, ai punon për Shkëlzenin, s’punon për Njësinë 1. Nuk e ka mendjen te Shkoza e te Ali Demi, se nuk e di ku i bie. Janë të gjithë si Luli”, u shpreh Veliaj.
Për kryebashkiakun e Tiranës është qesharake që nuk lejohet të jepen më çelësa për shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit për familjet e prekura, vetëm për hatër të Lulit, që s’kap dot ritmin.
Sorry, the comment form is closed at this time.