Veliaj: Basha e përdori PD-në për zyra, makina dhe vila private
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 3, ku zhvilloi edhe një takim me ish-ushtarakë.
Veliaj theksoi se Partia Socialiste do të vijojë punën për rindërtimin dhe vaksinimin e qytetarëve, si dy nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur vendi.
Sipas tij, edhe pse këto dy tema janë jetike për çdo shqiptar, as PD dhe as LSI nuk i kanë parashikuar në programet e tyre, duke lënë të nënkuptohet se do të humbin më 25 prill.
Veliaj shtoi se, forca e Partisë Socialiste është mbi të gjitha fuqia morale, ndërsa PD e ka humbur moralin qëkur Lulzim Ba sha e përdori partinë dhe kauzat e saj për zyra, makina dhe vila personale.
“Sot ata nuk kanë as forcën numerike dhe as atë morale. Si mund të kesh forcë morale kur proteston për autostradën dhe sapo kape zyrat, e lë protestën?! Si ka mundësi, e bllokoi 3 vjet ‘Astirin’, sa mori makinën, e la. Ti nuk ke moral kur në vitin e pandemisë the do u sulem qendrave tregtare, por sa kape vilat, e le”, u shpreh Veliaj, duke shtuar: “Eshtë absurde të vihet në diskutim puna që ka bërë Partia Socialiste dhe Edi Rama në këto 8 vite, kur pala tjetër servir rikthimin e tretë të Sali Berishës”.
Sorry, the comment form is closed at this time.