Vdekja e Marko Bellos/ Meta: Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme e një miku

Presidenti Ilir Meta ka shprehur dhimbjen për humbjen e Marko Bellos, ish-deputetit që ndërroi jetë sot nga Covid-19. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se iku para kohë një mik, bashkëpunëtor, koleg dhe qytetar model.

”Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!
Zoti u dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!
Ngushëllimet më të ndjera!
Përherë i paharruar në kujtimet tona!
LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!”

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.