Vdekja e Daklit/ Politikanët, mesazhe ngushëllimi
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit dhe ish-ministrit Ëngjëll Dakli.
Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit, ish-deputetit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Engjëll Dakli.
Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë. Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale. U prehtë në paqe!
Edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë dhimbjen për largimin e parakohshëm, nga jeta, të ish kryebashkiakut Engjëll Dakli.
“Elbasani humbi sot Engjëll Daklin, një personalitet të rëndësishëm, i cili në vitet e para pas ndryshimeve demokratike, u zgjodh deputet, ministër dhe kryetar i Bashkisë Elbasan (1996-2000).
Elbasani do ta kujtojë gjithmonë si qytetarin e vet të nderit, me kontribut të spikatur në modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projektet që inicijoi për zhvillimin rajonal të Elbasanit. Engjëll Dakli ishte një politikan i moderuar dhe bashkëpunues në dobi të zhvillimit të Elbasanit.
Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Dakli!”, shkruan Balla.
Ndërkohë edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi teksa shpreh ngushëllimet për familjen dhe e kujton Daklin si person të ndershëm në punë dhe demokrat që donte përparimin e vendit, Meksi tregon dhe bisedat që ka pasur me të ndër vite.
“Me shumë vështirë duke ju dridhur zëri e me sytë ulur më kërkoi një rekomandim që të mund të punonte në një nga Ministritë (e PD) si specialist . Kur mbaroi ishte thuajse i përlotur i thashë i emocionuar , për ta qetësuar, se a pi ujë firma ime…, e qetësova dhe e kryem si i duhej atij. Këtë episod e kujtoj shpesh kur flitet për vlerësime e për kontribute dhe ishte mendimi i parë pas hidhërimit e trishtimit nga lajmi i kobshëm për vdekjen e tij.”, shkruan Meksi.
Edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë dhimbjen për largimin e parakohshëm nga jeta të ish kryebashkiakut Engjëll Dakli.
“Elbasani humbi sot Engjëll Daklin, një personalitet të rëndësishëm, i cili në vitet e para pas ndryshimeve demokratike, u zgjodh deputet, ministër dhe kryetar i Bashkisë Elbasan (1996-2000).
Elbasani do ta kujtojë gjithmonë si qytetarin e vet të nderit, me kontribut të spikatur në modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projektet që inicijoi për zhvillimin rajonal të Elbasanit. Engjëll Dakli ishte një politikan i moderuar dhe bashkëpunues në dobi të zhvillimit të Elbasanit.
Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Dakli!”, shkruan Balla.
Sorry, the comment form is closed at this time.