Vasjari-Kryemadhit: Nuk e keni kaluar testin numër 1 para fushatës elektorale

Analisti Arjan Vasjari iu drejtua kryetares së LSI, Monika Kryemadhi se nuk e ka kaluar testin e parë, para fushatës elektorale, atë të përgjegjshmërisë.

Në ‘real story’, Vasjari duke folur për respektimin e protokolleve të Covid-19, Vasjari tha në studion ku e ftuar ishte edhe Kryemadhi, se opozita duhet të shfaqej e përgjegjshme përmes simbolikave, mesazheve, modele.

“Në raport me Covid-19, qeveria është përgjegjëse, opozita e ka për detyrë të jetë e përgjegjshme. Qasja juaj për mua është testi i parë i përgjegjësisë që ju duhet të shfaqni para fushatës elektorale.

Më lejoni ta them se nuk e keni kaluar këtë test në këndvështrimin tim. S’kam asnjë dyshim. Kërkonte një qasje tjetër.

Mund të jem dakord për menaxhimin, por kjo nuk do të thotë se ju duhet të jeni të papërgjegjshëm ndaj virusit. Kaq keni në derë, të jeni të përgjegjshëm përmes simbolikave, mesazheve, modele. Nuk besoj se e keni dhënë këtë gjë”, tha Vasjari.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.