Vasili: SPAK të mos heshtë, por të hetojë për shtimin e vdekjeve nga COVID

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se SPAK nuk po vepron për hetimin e rritjes së numrit të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Në një status në Facebook, numri dy i LSI shprehet se SPAK ka frikë të hetojë qeverinë, ndëkohë që numri i vdekjeve është rritur me 103 % krahasuar me 27 dite para dhe pas denoncimit te opozitës.
“SPAK vazhdon fle mbi skandalin, rritja e vdekjeve nga COVID 103%!
Rritje prej 103 % e vdekjeve me COVID pas 27 ditesh, duke krahasuar me 27 ditë para dhe pas denoncimit të opozitës.
Rastet e vdekjeve u rritën nga 188 ne 383, pra plot103 % . Prej datës 24 tetor deri në 19 nentor janë shënuar 188 raste humbje jete nga COVID në Shqipëri. Ndërsa pas denoncimit nga opozita të problemit të vdekjeve, që prej dates 20 nëntor deri 16 dhjetor pati 383 raste humbje vdekje.
Asgjë nuk ka ndyshuar. Virusi është i po njëjti.
SPAK zgjohu dhe vepro, sepse asnjë lëvdate artificiale në shqip apo anglisht nuk të mjafton si alibi përpara fshehjes së vdekjeve të shqiptarëve”, shkruan Vasili.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.